Hoteli i Kafshëve

Hoteli i Kafshëve dhe përkujdesja ditore

Po kerkoni një vend për qenin apo macen tuaj për të qëndruar ndërsa juve ju duhet të largoheni për një punë ose kafshët tuaja duan të kalojnë kohë duke luajtur me njëri- tjetrin?

Hoteli ynë i maceve dhe i qenushëve ështëvendi më ideal për miqtë tuaj prej gëzofi, pas shtëpisë.Si në cdo fushëtë punës tonë të përditshme me miqtë me katër këmbë, ne ju ofrojmëpërkujdesjen personale, trajtim dhe ecje të përditshme, lojë mes miqsh nën kujdesin e mejëkve dhe trajnuesve tanë, dhe rregjistrojmë e plotësojmë një formularë të gjatë të të gjitha të dhënave të misafirëve tanë në hotel. Ne ofrojmë raport ditor për cdo kafshëqëështë e regjistruar në shërbimin e hotelerisë, fotografi online dhe i mbajmë prindërit të informuar në mënyrë ditore për qëndrimin miqve tanë me gëzof në hotelin tonë.

Hoteli i qenushëve

Është shumë e rëndësishëm që qenushët të ndihen si në shtëpi kur ata janë larg saj.Në hotelin tonë të qenushëve, qëllimi ynëështë të sigurojmë për të gjithë rezidentët të kenë një ambjent të ngrohtë, të pastër dhe steril ku higjena e tyre personale dhe e dhomave ku ata qëndrojnëështë parësore për ne. Hoteli i qenushëve është i përbërë nga dhoma të vecanta me mur dhe pllaka të dizajnuara si shtëpi, me dritare dhe të ajrosura, të vencanta dhe të personalizuara për komfortin e miqve tanë.Hoteli është full board ku ushqimi është i përfshirë sipas mbikëqyrjes mjekësore dhe në ditë të posacme kuzhinerja jonë e dashur teta Shpresa gatuan ushqime të shijme për miqtë me katër këmbë si pjesë e trajtimit nga ana e Hotelit tonë.Gjithashtu qenushët dalin disa herë në ditën në oborrin e Hotelit, luajnë me njëri tjetrin nën kujdesin e mjekëve dhe asistentëve, shëtisin dhe shoqërohen me njëri tjetrin si në një kopësht për fëmijë.
Dhomat tona janë të disenjuara për tu kujdesuar për çdo nevojë që ka cdo qenush dhe secila dhomë është e monitoruar 24/7 me kamera, për të siguruar mirëqënien e qenushëve.

Ne kemi edhe një Boutique Hotel me komfortin e dhomës së ndenjes së shtëpisë në të cilin qenushët mund të qëndrojmë lirshëm të ulen dhe shtrihen në komfortin e divanëve të shtëpisë dhe të dëgjojnë muzikë e të luajnë me njëri tjetrin në një ambient krejtësisht të ngrohtë dhe shtëpiak e kështu të mos t’ju mungojë komforti i dhomës së ndenjës në shtëpinë e tyre të vërtetë.Butik hoteli i ndërtuar me një art të vecantë dhe krejtësisht i ndarë nga hoteli tjerëtr ka një dalje të drejtpërdrejtë në oborrin me gjelbërim të vecantë të Hotelit tonë.

Gjithashtu ju mund të zgjidhni që qëndrimi i qenushit tuaj të jetë më produktivë në klasat e sjelles në oraret e tyre ditore(trajnimit) nga trajnues të vecantë, displinues dhe këshillues e përgatitës të sjelljes së qenushve tuaj. Gjatë këtij orari trajnimi qenushët dalin një herë në ditë për një ecje të gjatë jashtë hotëlit nën kujdesin e rreptë të trajnuesit të poscaëm.

Hoteli i maceve

Një vend i ngrohtëprej druri dhe figura murale, me dhoma private dritare të mëdha dhe ajërim e aspirim të ajrit, me lodra të shumta, pemë-shtëpi oër macet dhe kacavjerrëse për ato që duan të ngjiten më lartë se shokët e shoqet e tyre. Hoteli I maceve I vendosur larg hotelit të qenëve në mënyrë që macet tonë të mos tremben nga lehja dhe zhurame e qenushëve tekanjoz është një “state of art” dhe vendi ideal ku macet ndërsa shoqërohenme mace të tjera janë gjithashtu në komfortin e tyre. Hoteli pastrpohet cdo dy orë dhe është i monitoruar 24 orë me anë të kamerave dhe kontrollit rutinor nga stafi ynë profesionist. Macet ushqehen me ushqim të posacëm të markave më të mira botërore duke ju siguruar të gjitha vitaminat dhe proteinat si dhe një herë në tra ditë përfitojnë edhe një gatim me pulë dhe perime nga kuzhinerja jonë e posaçme teta Shpresa.Mëthuaj cfarë kërkon më shumë një mace duke qenë se tek ne merr edhe përkëdheljen edhe ledhatimin e ngrohtësinë kostante në cdo kohë dhe mot?

Është e mundur, qoftë për të qëndruar për një kohë të shkurtër ose për njëkohë të gjatë, stafi ynë i dashur do t iu siguroj një përkujdesje dhe një vend për macet që kanë më shumë se shtatë jetë me 24/7 shërbim dhe i trajnon ato edhe kur janë çamaroke.

Hoteleri ditore ose kopësht ditor

Jeni të zënë në punë dhe nuk kujdeseni dot gjatë ditës për miqtë tanë me katër këmbë?Kafshët e vuajnë shumë vetminë dhe mund të depresohen gjatë kohës që ju largoheni nga shtëpia me orë të zgjatura.Për këtë arsye ne ofrojmë kopësht ditor ku kafsha juaj mund të vijë në hotelin tonë në mëgjes, të luaj dhe të shoqërohet me kafshë të tjera dhe të kalojë ditën në shoqërinë e katërputroshëve të tjerë.