Parukeria

Stafi ynë profesional ështëtrajnuar për të pastruar e higjenizuarmiqtë tuaj me katër këmbë. Ne kujdesemi kaq shumë për higjenën e tyre, parukerinë, qethjen, stilimin dhe larjen në mënyrë që gëzofi i tyre të duket si i ri dhe me një stil prerjeje në bazë edhe të personalitetit duke pasur pajisjet më të mira profesionale të parukerisë në treg, makinat e qethjes dhe krehërat e stilimit, si dhe së fundi tharësen profesionale dhe super të fuqishme për të garantuar tharjen sa më të shpejtë dhe e komfort, e cila përdoret në çdo parukeri kafshësh në të gjithë butikët e kafshëve në perëndim. Larja e katërputroshëve bëhet vetëm nga specialistët tanë, me shampoo dhe balsam me aromë bimore të firmave më të njohura të botës.

Gjithashtu ne ofrojmë larje të posacme medicinale për probleme të lëkurës që bëhet vetëm nën kujdesin e mjekëve primar të spitalit tonë.Prerja e thonjve dhe lëmimi i tyre bëhet me kujdes maksimal për të mos shkaktuar dhimbje dhe tashmëky shërbim ofrohet edhe për shpendët shtëpiake.
Tani në parukerinë tonë kemi futur edhe shërbimin spa dhe masazhin për lëkurën e katërputroshëve dhe kjo kryhet me anën e krehërave masazhues dhe krëmrave spa për të qetësuar miqtë tanë ashtu sic qetësohemi edhe ne gjatë bjanave më spa.
Një larje relaksuese, pastrimi i veshëve, prerje thonjsh, masaxh i lëkurës dhe eksfolimi i lëkurës së vjetër, janë gjithashtu të vlefshme për nje ekperiencë SPA me 5 yje që vetëm parukeria e spitalit tonë mund ta ofroj.
Ne ofrojmë edhe trajtim fiozioterapi në ujë dhe në tokë nga mjekë veterinerë të trajnuar vetëm për fizioterapi pas operacioneve apo traumave trupore ose problemeve të ndryshme të gjymtyrëve.